Flash News

KRYESORE

‘A jeni i kënaqur që nuk do silleni më me mbathje nëpër Itali?’, Salvini ia kthen gazetares: Pse, ju visheni me kostum kur shkoni në plazh?

‘A jeni i kënaqur që nuk do silleni më me mbathje

Emisioni ‘Otto e mezzo’ i Lilli Gruber dhe ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini, është mbyllur me batuta të forta mes tij dhe gazetares.

Duke marrë shkas nga fushata që Salvini bërë gjatë kësaj vere nëpër plazhet e Italisë, Gruber e ka pyetur Salvinin nëse është i gëzuar tani që erdhi vjeshta dhe nuk i duhet të sillet më me mbathje.

Salvini e ka korrigjuar gazetaren italiane duke i thënë se ka dalë me rroba banjo, e jo me mbathje, dhe se në këtë mënyrë ka për ta zhgënjyer sërish verën tjetër.

‘Shpresojmë pa bark’, i tha Gruber, ndërsa Salvini ia ktheu me një shprehje italiane që nënkupton se burrit i shkon barku.

Debati mes Gruber dhe Salvinit

Gazetarja: Meqë ka ardhur vjeshta, a jeni i gëzuar që si ministër i Brendshëm nuk ju duhet më të silleni nëpër plazhet e Italisë me mbathje siç bëtë këtë verë?

Salvini: Përse në mbathje?

Gazetarja: Dmth, me mbathje plazhi, rroba banjo.

Salvini: Më falni, po ju në plazh shkoni me rroba banjo apo e veshur me kostum?

Gazetarja: Jo, por një ministër që del me mbathje plazhi duke bërë fushatë nuk e kishim parë akoma, ishte thjeshtë kuriozitet.

Salvini: E kam këtë defekt që sa herë shkoj në plazh me tim bir, si unë edhe ai veshim rroba banjo. Do t’ju zhgënjej sërish si ministër i Brendshëm sepse do të dal prapë në plazh me rroba banjo.

Gazetarja: Shpresojmë pa bark.

Salvini: Ka lezet burri me bark.

Të fundit