Flash News

KRYESORE

A ju ka ftuar Meta në një tryezë dialogu me opozitën? Rama: Presidentit ia qaj hallin, s’do doja të isha kurrë ne vendin e tij

A ju ka ftuar Meta në një tryezë dialogu me opozitën? Rama:

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim me mediat një ditë pas protestës së opozitës mbrëmë në Tiranë.

Ndërsa ka dënuar rastet e tensionit dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, Rama u pyet nëse është ftuar nga presidenti Ilir Meta për një tryezë diskutimi me opozitën.

Rama u përgjigj duke ironizuar qëndrimet e presidentit Meta. “Në momente protestash unë ja qaj hallin presidentit. Miqësisht, politikisht nuk mund të them se është jashtë kapaciteteve të mia për të kuptuar situatën politike të tij, por ja qaj hallin. Nuk do doja kurrë të ishte në vendin e tij, është në hall. Për këtë arsye mendoj se nuk më ka thirrur asnjëherë për këtë çështje, e mirëkuptoj presidentin, megjithë, solidarizohem me Metën sa herë mendoj protestat e opozitës”, tha Rama.

Të fundit