Flash News

KRYESORE

A ju ngjan dhe juve Rudina Dembacaj me këtë aktore?

Rudina Dembacaj është një nga aktoret më të talentuara në Shqipëri. Rudina sonte nis emisionin e saj “Mos i fol shoferit” në një format komplet ndryshe. Çdo gjë është zhvendosur në një studio televizive dhe siç e ka paralajmëruar dhe më parë, ky emision vjen me shumë ndryshime.

Por, Rudina është kthyer dhe në një nga vajzat e ekranit  që di ta marketojë vetën shumë mirë. Ndër vite vërehet ndryshimi i pamjes saj dhe tashmë ka prerë flokët me baluke, të cilat i shkojnë shumë.

Por e keni vërejtur se sa shumë ngjan Rudina me aktoren turke Demet Ozdemir?

Demet është një nga aktoret më të dashura për audiencën turke dhe jo vetëm. Ajo është shumë e famshme dhe kryesisht luan në filma e seriale të zhanrit komedi (pra një tjetër e përbashkët me Rudinën).

Dy aktoret ngjajnë shumë tek pjesa e mjekrës, dhëmbëve dhe e qeshura. Madje janë të dyja brune.

Shihni foto dhe gjykojeni vetë.

Të fundit