Flash News

KRYESORE

“A jua përmendi kancelarja Saimir Tahirin?” Pyetja e parë me të cilën Rama u përball në Rinas

“A jua përmendi kancelarja Saimir Tahirin?” Pyetja e parë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për mediat sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit dhe pyetja e parë me të cilën u përball lidhej me Saimir Tahirin, kushtin gjerman për hapjen e negociatave.

I pyetur nëse kancelarja Angela Merkel i kishte përmendur në takim emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Rama nuk dha një përgjigje konkrete: “Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë për të gjitha prioritetet, në mënyrë të veçantë për reformën në drejtësi dhe për vetting-un, që ka një vëmendje të veçantë edhe nga vetë kancelaria gjermane.”

Gjithsesi, kryeministri tha se ndihej më optimist për hapjen e negociatave pas takimeve që zhvilloi në Gjermani.

Denoncimi i deputeteve gjermanë: Këto janë tre portalet që zotërohen nga Saimir Tahiri, Endri Fuga dhe Erion Veliaj

Krichbaum i palëkundur në qëndrimin e tij: Hapja e negociatave e parakohshme!

Të fundit