Flash News

KRYESORE

A ka kërkuar Gjermania ‘peshq’ në rrjetën e drejtësisë pas takimit Rama-Merkel? Balla i shmanget pyetjes

A ka kërkuar Gjermania ‘peshq’ në rrjetën e

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u pyet nga gazetarët sot më gjerësisht lidhur me takimin e javës që shkoi Rama-Merkel në Berlin.

Ndërsa kryeministri foli për kushte pas takimit me kancelaren Merkel, Balla u pyet nëse Gjermania i ka kërkuar Shqipërisë ‘peshq’ në rrjetën e drejtësisë si kusht për integrimin.

“Në historinë e procesit të bisedimeve ka gjithmonë cështje prioritetesh. 35 kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit janë një aspekt që kërkojnë reforma në çdo sektor. Në rastin e Serbisë ka patur ceshtje të reagimit të menjëhershëm, pa dyshim që procesi i fillimit të bisedimeve ka disa cështje që janë imediate”, tha Balla, por gazetarët insistuan sërish me të njëjtën pyetje.

“Funksionimi i drejtësisë së re nuk bëhet me plan e numra funksionarësh para drejtësisë. Drejtësia duhet të funksionojë e pavarur nga politika. Ngritja e SPAK e BKH do shoqërohet me një regjistër të personave të nivelit të lartë që duhen hetuar”, tha Balla.

“Do ketë kushte pas kërkesës së Gjermanisë?”, u pyet sërish zyrtari i PS, i cili u përgjigj: Rruga e integrimit evropian shoqërohet me standarde, a kushte që cdo vend duhet ti përmbushë. Madje, edhe vende që sot janë anëtare e BE, si Rumania e Bullgaria kur negociuan për hyrjen në Shengen patën  kushte”.

http://Reforma Zgjedhore edhe pa PD? Balla: Javës që vjen të gjitha partitë në një tryezë të përbashkët

Të fundit