Flash News

KRYESORE

A ka letër-porosi nga Italia për vëllain e Fatmir Xhafaj? Përgjigjet deputeti i PD

Ditën e djeshme Partia Demokratike publikoi me fakte të dokumentuara se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj është i dënuar nga drejtësia italiane me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.

Reagimet ishin të shumta pas këtij fakti, ndërsa janë ngritur edhe pyetje të tjera që kanë të bëjnë me letër-porosi nga Italia për vëllain e Fatmir Xhafajt.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i ftuar në “Mbrëmje në ABC News” me Mirela Milorin tha se kjo është një kërkesë e tejkaluar, në kushtet kur ka një vendim të formës së prerë për vëllain e ministrit.

“E ka detyrim ligjor. Letër- porositë janë mjete që vijnë me rrugë diplomatike, kanë një qëllim, që të bëjnë të ditur si autoritet të huaj, shqiptar në këtë rast shqiptar, që ka një vendim për dikë. Vendimin e ke këtu, s’ke nevojë më, ato kërkesa janë të tejkaluara. Nuk është histori që nuk ka kërkesë nominale. Ka detyrim ligjor, neni 15 i ligjit për policinë e shtetit, kodi i procedurës penale, marrëveshja bilaterale me Italinë për ekstradimin e njohjeve  vendimeve penale të huaja”, u shpreh deputeti demokrat.

Në konferencën e djeshme, akuzojnë ministrin Xhafaj për mbështetje dhe se i ka ofruar mbrojtje, i cili që nga 2013-ta ndodhet i lirë në Shqipëri.

Të fundit