Flash News

KRYESORE

A ka patur një takim Rama-Basha këtë janar në një vend të BE-së? Si u përgjigj Berisha

A ka patur një takim Rama-Basha këtë janar në një vend

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë mundësinë e një takimi Rama-Basha këtë janar jashtë Shqipërisë, lidhur me një marrëveshje të fshehtë siç është përfolur së fundmi, pasi opozita pranoi të ulej në tryezë me PS dhe opozitën e re për Reformën Zgjedhore.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu nëse ka një marrëveshje të tillë, Berisha tha: Ju garantoj, në dijeninë time në mënyrë absolute asnjë marrëveshje! Ju garantoj që jo, në vlerësimin tim dhe në dijeninë tim!

Po analisti dhe gazetari Lorenc Vangjeli e pyeti sërish ish kryeministrin nëse kishte dijeni për një takim mes dy liderëve në një vend të BE-së.

“Një pyetje konkrete doktor. A keni dijeni ju që Basha dhe Rama janë takuar këtë janar në një shtet mik i Shqipërisë, domethënë jashtë Shqipërisë. Një takim i cili mundtë shënojë 6 vjetorin e një marrëdhënie të tyre të veçantë me ulje me ngritje, dashuri dhe urrejtje. Nga shtatori i 2014, po iu flas për janarin e 2020. Në dijeni tuaj dhe pas shpinës tuaj”, tha gazetari.

“Lorenc e di ku e kam fjalën unë. Keqardhja ime është se bie viktimë e zyrës Fuga. Me të gënjye Fuga ty. Kupton apo jo? Ti mund ta gënjesh 100 herë, po jo ai ty. Të garantoj që jo”, iu përgjigj Berisha.

Lorenc Vangjeli: Po sikur nesër ta shikoni në një foto Bashën duke buzëqeshur pas Ramës me të njëjtën buzëqeshjen që ka pasur Trumpin.

Sali Berisha: Nxjerre!

Lorenc Vangjeli: Supozojmë thash…

Sali Berisha: Të viktimizojë Fuga është me të shku njeriu kot.

Të fundit