Flash News

KRYESORE

A ka PD marrëveshje me Ramën? Flet aleati i Bashës: S’ka burrë nëne që të bëjë underground me të

A ka PD marrëveshje me Ramën? Flet aleati i Bashës: S’ka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka përsëritur edhe një herë se mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama nuk ka asnjë marrëveshje.

I pyetur në emisionin ‘360 gradë’, Duka tha se Rama është vetëm një mjeshtër i PR dhe se e vetmja marrëveshje e Bashës është ajo me forcat opozitare.

“Ka një rrezikshmëri të madhe, sepse Rama është mjeshtri i PR dhe i underground-it. Ai ka përdorur dy teza që nëse depërtojnë në masë, mund t’ja zgjasin jetën. E para sipas tij është se nuk ka alternativë tjetër më të mirë se ai dhe e dyta ne do bëjmë qeveri me një vend me Bashën.

Unë i kam thënë Bashës që ta denoncojë se vazhdimisht s’ka marrëveshje me Ramën, por me forcat opozitare dhe shoqërinë civile. Jam i bindur që është kështu, e ka thënë edhe vetë Basha. Nuk ka burrë nënë që të bëjë underground me të”, u shpreh Duka.

Të fundit