Flash News

KRYESORE

A ka shtete që i kanë thënë ‘jo’ për negociatat? Përgjigjet Edi Rama

A ka shtete që i kanë thënë ‘jo’ për

Kryeministri Edi Rama ka mohuar që ndonjë prej shteteve të Bashkimit Evropian t’i ketë bërë të ditur që tani se do të vendosë veton për hapjen e negociatave. Në emisionin ‘Tonight’, Rama tha se ka disa shtete ku ka debat për këtë çështje që lidhet për shkak të procedurave dhe për shkak të tensioneve të brendshme.

“Nuk ka asnjë vend që ka thënë jo, por ka vende ku ka debat. Në Gjermani ka një debat edhe për faktin se procedura kalon nga Parlamenti, ndërkohë që nuk është ky rasti për Francën. Edhe në Francë ka një lloj tensioni të brendshëm që lidhet me forcimin e forcave anti-evropiane dhe presionit që ato ushtrojnë mbi zgjerimin”, tha Rama.

Kryeministri përmendi edhe Holandën si një vend që ka shprehur rezerva për çeljen e negociatave.

Gjithsesi, Rama u shpreh besimplotë për hapjen e negociatave në muajin qershor.

“Unë kam besim që do t’i hapim negociatat, do të jetë deri në fund një përpjekje jo e lehtë, por jam besimplotë”, tha Rama.

Të fundit