Flash News

KRYESORE

A kanë mbaruar punët në Tiranë? Veliaj festë para kamerave për një instalacion të ish-kundërshtarit të tij

Tirana është një qytet i madh që ka një e mijë probleme, e megjithatë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka organizuar një festë përpara kamerave për vendosjen e një instalacioni në zonën e ish-Fushës së Aviacionit.

Vepra “Ëndrra Fëmijërie”, e Eljan Taninit, është vendosur në parkun e ish-fushës së aviacionit dhe për kaq Veliaj mblodhi aty drejtuesit e bashkisë, shumë tullumbaca dhe sende të tjera dekorative, sigurisht të gjitha shpenzime të bashkisë, për t’u shfaqur edhe një ditë më shumë në televizionet shqiptare.

“Vepra ka vlerë artistike dhe estetike për zonën, do gjenerojë më shumë aktivitete artistike”, tha Veliaj, por nuk sqaroi se si një instalacion i tillë do gjenerojë kaq aktivitete për të cilat ai flet.

Një tjetër fakt interesant është bashkëpunimi gjithnjë e më i ngushtë i autorit të veprës, Eljan Taninit, i cili në 2015-ën shfaqej në protesta kundër Veliajt, sot e shohim shpesh në krah të tij duke përuruar vepra “me vlera artistike dhe estetike”.

Të fundit