Flash News

KRYESORE

"A kanë turp këta?" Vasili 'shuplakë' Ramës: Deri dje Rilindja i quante mjekët heronj, sot iu ndalon grevën

"A kanë turp këta?" Vasili 'shuplakë'

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas grevës së paralajmëruar të mjekëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili thekson se, mjekët nuk kanë nevojë për duartrokitje ballkonesh, por mbeshtetje financiare, siguri në punë, kushte dinjitoze dhe respekt.

Nënkryetari i LSI-së ka akuzuar qeverinë se ndërsa deri dje i quante mjekët heronj, sot përmes policisë kërkon të ndalojë grevën e tyre.

Postimi i plotë:

Vete Rilindja dje i quante heronj mjeket dhe po vete sot policia saj ju ndalon greven.

Mjekeve u ndalohet greva nga policia e rilindjes gjoja me sebepin e COVID.

Kur Rilindja ben mbledhje partie, kur cojne qindra police te shembin teatrin, apo te bejne propagande bashkiake plot me njerez s’ka asnje rendesi COVID.

Po a kane turp keta.

Cfare po kerkojne mjeket?

Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka kerkuar Qeverisë shqiptare :

1. rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar,

2. sigurimin e jetës së personelit shëndetësor,

3. sigurimin e të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre

4. shpalljen dëshmorë te mjekëve, që humbin jetën në detyrë.

Rilindja paguan miliarda euro për koncesione e tendera sekrete, ndërsa kaq pak euro per keto kerkesa minimale te mjekeve nuk i jep kurrsesi.

Cfare turpi!

Rilindasit me Edi Ramen ne krye & Co dilnin neper TV dhe benin sikur çirrnin zemren per mjeket.

Mjeket nuk kane nevoje per duatrokitje ballkonesh, por per mbeshtetje financiare, siguri ne pune, kushte dinjitoze dhe respekt.

Të fundit