Flash News

KRYESORE

“A ke miq politikanë?” Kujt prej kandidatëve për Kryeprokuror iu drejtua kjo pyetje

“A ke miq politikanë?” Kujt prej kandidatëve për

Në seancën dëgjimore për kandidatët e për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohëshëm, kandidatët kanë shpalosur platformën dhe karrierën e tyre në këtë fushë.

Kandidati i parë ishte Arqile Koçi të cilit ndër të tjera u pyet nga deputetët e mazhorancës edhe nëse ka njohje apo miqësi me ndonjë politikan, pyetjetë cilës Koçi  iu përgjigj me jo. 

"Nuk kam ngrenë drekë me ndonjë politikan, as këto dhjetë vjet dhe as në këto 28 vjet. Ndërhyrje direkt nuk kam pasur, por në një formë apo tjetër e ndjej"-  deklaroi Koçi

Pasi kaloi në radhë Arta Marku, dhe Artur Selmani, ndaj të cilëve nuk u drejtua kjo pyetje, radhën e kishte prokurori Besnik Muçi.

“ Unë nuk mund të them që nuk kam miq politikanë, për shembull me Ermonela Felajn kam qenë në fakultet, ka edhe shumë kolegë të tjerë që i njoh. Por kjo nuk do të thotë që jam ndikuar nga politika, jo se nuk ka pasur tentativa por nuk jam ndikuar”, është shprehur prokurori Muçi.

Ndërkohë ka mbetur për tu thirrur në këtë seancë edhe 3 kandidatë, Ferdinant Elezi, Ermira Tafani dhe Granit Shahu, të cilët mbetet për tu parë si do ‘trajtohen’.

 

Të fundit