Flash News

KRYESORE

A keni frikë nga një padi, përmes paketës anti-shpifje për rastin “Xhisiela”? Spaho: Për Nuhun ka prova dhe dëshmitarë

A keni frikë nga një padi, përmes paketës anti-shpifje

Edmon Spaho, kreu i Grupit Parlamentar i PD ka treguar se ka prova dhe dëshmitarë që provojnë se ndaj ish-oficerit Emiljano Nuhu është ushtruar presion dhe është kërcënuar për të mbyllur çështjen në ngarkim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, për dhunë dhe përndjekje ndaj Xhisiela Malokut.

I pyetur nga gazetarët, pasi PD dhe LSI depozituan një padie penale ndaj kryeministrit për kanosje ndaj Emiljano Nuhut, se a ekziston frika nëse ky kallëzim mund të kthehet në bumerang nga paketa anti-shpifje, Spaho tha se për këtë rast ka prova dhe dëshmitarë.

“Vendi sot s’ka nevojë për paketa që synojnë t’i mbyllin gojën atyre denoncojnë që mafien dhe lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar. Nëse mendoni se s’ka prova për Nuhun ky është perceptimi juj, ka  prova dhe dëshmitarë me rastin e Xhisielës. Aq më tepër, që ajo ka bërë tre kallëzime dhe asnjëri prej tyre nuk është administruar nga policia”, u shpreh Spaho.

Të fundit