All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

A keni shkelur Kushtetutën?, Meta ‘live’: Kam lindur trim, PD dhe PS të mblidhen dhe të më shkarkojnë

A keni shkelur Kushtetutën?, Meta ‘live’: Kam lindur trim, PD
All - Paragraf - 1

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është sot i ftuari i radhës në emisionin ‘Opinion’  nga iu përgjigj pyetjes së shumëpërfolur për përfshirjen e tij në fushtë ndërkohë që është zgjedhur President.

All - Paragraf - 3

Meta tha se nëse partitë e mëdha e shikojnë përfshirjen në fushatë si shkelje të kushtetutës të mblidhen dhe ta shkarkojnë.

Pyetjes së Blendi Fevziut  se: Ku e merrni gjithë këtë trimëri?, Meta iu përgjigj se ka lindur trim.

Biseda:

Fevziu: A keni shkelur Kushtetutën?

Meta: Ku e bazoni ju këtë? Nëse PD dhe PS kanë bindjen se kam shkelur kushtetutën atëherë të mblidhet parlamenti dhe të më shkarkojnë.

Fevziu: Ku e merrni gjithë këtë trimëri?

Meta: Trimëri? Unë trim kam lindur, unë bëhem President me 24 korrik. President u zgjodha për shkak të krizës artificiale të dy partive politike. Pasi e pritëm PD me inisistim për 3 raunde ose do zgjedhjej Presidenti ose do shkonim në zgjedhje të parakohshme.

Fevziu: Është hera e parë që dëgjoj që shkohet si President nga halli.

Meta: Përfshirja ime është normale, unë jam President i ardhshëm, mund të isha kryetar i LSI deri më 23 korrik, nuk ka kufizim, por se bëra këtë pasi në të ardhmen LSI do drejtohet nga Vasili dhe zotimet do ti bëjë dikush tjetër. Jam përfshirë për të mbështetur kandidatët e rinj dhe për të dhënë mesazhe pozitive. Demokracia në Sqipëri është në një rrezik mjaft serioz.

 

Të fundit