Flash News

KRYESORE

A mban kush përgjegjësi në Shqipëri? Aksidentet tragjike nuk ua prishin pushimet Xhafajt dhe Gjiknurit; në Bullgari 3 ministra dhanë dorëheqjen

A mban kush përgjegjësi në Shqipëri? Aksidentet tragjike nuk

21 të vdekur dhe 78 të plagosur është bilanci tragjik i aksidenteve rrugore në Shqipëri vetëm përgjatë muajit gusht.

Shumica e aksidenteve, sipas policisë, kanë ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të mjeteve nga drejtuesit, parakalimeve të gabuara apo shpejtësisë së lartë. Gjithsesi, në Shqipëri nuk ekziston pothuajse asnjë rrugë që të plotëson standardet e kërkuara, me përjashtim të ndonjë rasti, çka do të pakësonte dëmet në njerëz në rast aksidentesh.

Kjo situatë alarmante duket se nuk ka shqetësuar aspak ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të cilët nuk kanë dalë në terren ndonëse bilanci i viktimave në rrugët e Shqipërisë ka qenë i njejtë me atë të zonave të luftrave.

Numri i lartë i viktimave nuk i ka prishur pushimet e dy ministrave, që mesa duket nuk e shohin veten përgjegjës për këtë situatë, edhe pse ligji ua kërkon diçka të tillë.

Ditën e djeshme, në Bullgari dhanë dorëheqjen ministrat e Brendshëm, të Infrastrukturës dhe Zhvillimit Rajonal, pas një aksidenti që i mori jetën 17 personave. Autobusi doli nga rruga në veripërëndim të vendit, duke shkaktuar një tragjedi të madhe, për të cilën tre ministrat nuk u fshehën por morën përsipër përgjegjësinë.

“Ne pranojmë të gjithë përgjesinë politike dhe për këtë arsye jemi dorëhequr. Dukshëm nuk kemi menaxhuar organizimin e punëve për të shmangur këtë aksident”, deklaroi pas dorëheqjes ish-ministri i Brendshëm bullgar. Banorët e qytetit Svoge po protestojnë prej ditësh duke kritikuar autoritetet që nuk kanë marrë masa për cilësinë e dobët të rrugës ku ndodhi aksidenti.

Por Shqipëria duket larg këtij standardi të një prej vendeve më pak të zhvilluara të Bashkimit Evropian.

Bilanci i frikshëm/ Gjatë muajt gusht vdiqën 21 njerëz në rrugët e Shqipërisë, 78 të tjerë mbetën të plagosur

Të fundit