Flash News

KRYESORE

‘A mban qeveria përgjegjësi njësoj si Zaevi që çoi vendin në zgjedhje të parakohshme?’/ Cakaj: Nuk mund t’i lidhni dy procese të ndara

‘A mban qeveria përgjegjësi njësoj si Zaevi që

Gjatë konferencës për shtyp që ministri i Jashtëm Gent  Cakaj dha për gazetarët, ai u pyet nga këta të fundit edhe për përgjegjësinë e dorëheqjes dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme nga ana e qeverisë, siç bëri kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Cakaj tha se kjo nuk ndodh pasi në vendin fqinj dorëheqja ka qenë diçka më e hershme, pasi është diskutuar më përpara dhe kjo ka ardhur si përgjegjësi ndaj elektoratit.

Ministri shtoi se zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur jo për shkak të vendimit të KE-së.

“Diskutimi për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më i hershëm se dje, prandaj nuk mund t’i lidhni dy procese të ndara. Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni të Veriut janë çështje e Maqedonisë kur do mbahen, por ky diskutim nuk ka ardhur si rrjedhojë e vendimit të Këshillit Evropian.

Faktori i dytë, Unë thashë se Maqedonia e Veriut detyrimisht ka bërë sakrifica më të mëdha se sa Shqipëria. Është një sakrificë tepër e madhe ndryshimi i emrit shtetëror, por Shqipëria nuk ka qenë e ngarkuar me një kusht të tillë, sepse vendet janë të ndryshme dhe për pasojë kriteret nuk mund të jenë të njëjta. Për Shqipërinë ka qenë kusht vazhdimi i procesit të vetingut”, tha Cakaj.

Ai shtoi se në Maqedoninë e Veriut çështja e dorëheqjes është diskutuar më përpara, ndaj përgjegjësia e tyre ndaj elektoratit është ndryshe nga e jona.

Të fundit