Flash News

KRYESORE

A mund të ndalet Edi Rama në planin për shembjen e teatrit? Spartak Ngjela: Çështja të dërgohet në Gjykatën e Tiranës

A mund të ndalet Edi Rama në planin për shembjen e teatrit?

Mazhoranca do të votojë sot për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kjo është hera e dytë në pak muaj që socialistët do t’i hapin rrugë vendimit të kryetarit të tyre për të shkatërruar një prej godinave historike të Tiranës.

Por a mund të ndalet ky plan i Edi Ramës në një kohë kur mungon edhe Gjykata Kushtetuese?

Avokat Spartak Ngjela thekson se shembja e teatrit mund të pengohet edhe nga një gjykatë fakti. Gjatë intervistës në ‘Ora News’, Ngjela theksoi se mjafton që çështja të dërgohet në Gjykatën e Tiranës, që kjo e fundit të përcaktojë nëse godina e teatrit ka apo jo vlerë kombëtare.

Avokati thotë se nuk mund të jetë kryeministri që përcakton vlerën dhe historinë e një godine, por këtë duhet ta bëjë gjykata.

“Duhet të jetë muze apo nuk duhet të jetë muze, këtë ta nxjerr edhe një gjykatë fakti. Një gjykate fakti duhet t’i drejtohesh për t’i thënë nëse është vlerë kombëtare. Dhe për të provuar se është një vlerë kombëtare, gjykata e faktit, menjëherë, me katër ekspertët më të mëdhenj të Shqipërisë, mund të vendosë që është vlerë kombëtare. Në momentin që gjykata vendos se është vlerë kombëtare detyron ministrin, me një përmbarues, ta nxjerrë vlerë kombëtare dhe përfundon loja. Këtu një gjykatë duhet të vendosi nëse ka apo jo vlerë kombëtare, nuk e ka në dorë kryeministri këtë. Ku të duan, në Gjykatën e Tiranës. Gjykata merr ekspertët më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe të huaj. Pasi merr një vendim gjykata se kjo është vlerë kombëtare, ia çon ministrit që të nxjerrë urdhrin”, ka thënë Ngjela.

Sipas Spartak Ngjelës, shembja e godinës së Teatrit Kombëtar do të ishte një gabim shumë i madh.

Të fundit