Flash News

KRYESORE

A mund të shmangej vrasja e Kacifas? Edi Rama: I armatosuri që kërcënon njerëzit nuk tolerohet

A mund të shmangej vrasja e Kacifas? Edi Rama: I armatosuri që

Duke iu referuar vrasjes së ekstremistit Kostandinos Kacifas nga forcat RENEA, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Shqipëri dhe në Greqi, por edhe në çdo vend tjetër, një i armatosur që kërcënon njerëzit e paarmatosur nuk mund të tolerohet.

"Një gjë di unë që as në Greqi dhe as në Shqipëri, i armatosuri që kërcënon njerëzit e paarmatosur nuk tolerohet. Se si janë mundësitë, e kapën, nuk e kapën, këto janë çështje që i takojnë ngjarjes dhe nuk mund të gjykohen nga larg", tha Rama.

Kryeministri mohoi se do të ketë një hetim të përbashkët për çështjen Kacifas dhe theksoi se ekspertizat "janë tërësisht të pavarura dhe do të japin rezultatin final."

"Bularati"/ Flet kryeministri Rama: Nuk janë këta grekët; çdo vend ka gomerët dhe derrat e tij

Të fundit