Flash News

KRYESORE

A mundet Kuvendi të shkarkojë Presidentin e Republikës? Juristi: Meta mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

A mundet Kuvendi të shkarkojë Presidentin e Republikës? Juristi:

Pasi presidenti Ilir Meta ka shfuqizuar dekretin  për zgjedhjet e 30 qershorit, duke shtyrë kështu datën e zgjedhjeve vendore, juristët interpretojnë se si mund të ndikojë më tej ky vendim dhe se a mundet që Kuvendi të shkarkojë kreun e shtetit.

Sipas juristit Alban Daci, duke “lexuar” Kushtetutën, jo vetëm që Meta nuk mund të shkarkohet, por ai ka të drejtë edhe ta shpërndajë Parlamentin, nisur nga rrethanat ku ndodhet vendi.

“Neni 64 i Kushtetutës: Kuvendi ka 140 deputetë.

- Neni 90, pika 2. Presidenti mund të shkarkohet për shkelje te rende te Kushtetutës dhe për kryerjen e nje krimi te rende. Propozimi per shkarkim te Presidentit ne keto raste behet nga jo me pak se nje e katërta e deputeteve e duhet te mbështetet nga jo me pak se dy te tretat e te gjithë anëtareve te tij.

- Neni 92, shkronja gj) Presidenti cakton datën e zgjedhjeve.

Atëherë, nuk ka asnjë shkelje të rënde të kushtetutës nga Presidenti që të ketë një nismë nga Kuvendi për shkarkimin e tij. Përkundrazi, vendimi i Presidentit është krejtësisht Kushtetues dhe bën pjesë tek kompetencat e tij.

Se dyti, Kuvendi duhet të ketë 140 deputetë që sot nuk i ka. Për pasojë nuk bëhet kuorumi 2/3 për të votuar shkarkimin e Presidentit.

Së treti, përderisa Kuvendi nuk ka 140 deputetë, atëherë ai është antikushtetues e nuk mund të marrë asnjë nisme me natyrë kushtetuese.

Së katërti, në një situatë kur kemi Kuvend antikushtetues, mungesë të Gjykatës Kushtetues, garant i vetëm i Kushtetues është Kreu i Shtetit, Presidenti.

Së pesti, Presidenti ne këtë situatë të pazakontë është i detyruar të ndermarrë nisma kushtetuese dhe te mbrojë rendin Kushtetues.

Së gjashti, po ne këtë optikë, Presidenti tashmë ka ete gjitha gjasat që këtë Kuvend antikushtetues ta shpërndajë.

Së shtati, me shpërndarjen e Kuvendit, bie Qeveria dhe Rama nuk është më Kryeministër

Së teti, Presidenti çon vendin në zgjedhje të parakohshme”, sqaron juristi.

Të fundit