Flash News

KRYESORE

A ndan Meta të njëjtin shqetësim me PD për procedimin e protestuesve? Presidenti: Jemi në një situatë të veçantë

A ndan Meta të njëjtin shqetësim me PD për procedimin e

Presidenti Ilir Meta komentoi reagimin e policisë ndaj disa protestuesve dje në sheshin ‘Skënderbej’, duke proceduar shtatë prej tyre dhe gjobitur 3 organizatorët, ndërsa PD e ka cilësuar këtë ngjarje si një tentativë të kryeministrit Rama për të përndjekur kundërshtarët e vendimeve të tij.

“Lidhur me cështjen e protestave apo tubimeve, manifestimeve, duhet të theksoj se kushtetuta e garanton në mënyrë të qartë, këtë të drejtë themelore fondamnetale për vetë ekzistencën e demokracisë, kështu që kjo e drejtë duhet respektuar. Por duke qenë se jemi në një situatë të vencatë, duhen marrë masat jo që të ndalohen, por që të zhvillohet në përputhje me kushtet specifike të distancimit social, të ruajtjes së sigurisë të atyre që duan të organizojnë manifestim dhe duhet të jenë paqësore. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar në cdo kohë”, tha Meta.

I pyetur nëse ka një mesazh për shqiptarët, të cilët nga sot përballen me ndryshimet në kodin penal, Meta tha: Të gjithë të bëjnë detyrën e tyre me përgjegjësi, që qeveria, ministria e shëndetësisë, policia, prokuroria dhe gjykatat të nxjerrin aktet nënligjore dhe udhëzimet në frymën e ndryshimeve që u bënë në Kodin Penal të cilat janë më të avancuara në kontinent sipas standardeve daneze. Nuk mjafton vetëm formulimi i këtyre ndryshimeve, por duhet edhe kolona e akteve të tjera në këtë frymë që t'u shërbejë atyre qëllimeve, që synojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga sëmundje të rrezikshme në periudha të tilla”.

 

Të fundit