Flash News

KRYESORE

A ndiheni tradhtar? Flet Lefter Koka:  S’dua të trajtohem si rast i paprecedentë, me Kryemadhin kam marrëdhënie të mira

A ndiheni tradhtar? Flet Lefter Koka:  S’dua të trajtohem si

Deputeti i LSI, Lefter Koka, i vetmi që nuk pranoi të dorëzojë mandatin nga radhët e LSI u është përgjigjur interesit të gazetarëve jashtë godinës së parlamentit.

I pyetur mbi vendimin për mosdorëzimin e mandatit, Koka tha se ishte një vendim personal.

“Vendimi im është personal, ishte i ndryshëm nga ai i grupit parlamentar dhe do shprehesha që të mos konsiderohesha si një rast i paprecedentë. Propozohemi nga një forcë politike sepse kodi është i këtillë”, tha deputeti, i cili u pyet nëse ndihej tradhtar, siç ka cilësuar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përfshirë edhe ata që pranuan mandatin sipas listave zgjedhore.

“Nuk besoj që janë gjëra që meritojnë përgjigje”, tha Lefter Koka, i cili deklaroi se pavarësisht vendimit, vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me kryetaren e LSI.

A do ta votoni Kodin Zgjedhor?

Koka: Kërkon vëmendje të madhe nga të gjithë, pasi Kodi Zgjedhor duhet riparë. Jemi kthyer qesharakë për shkak të këtij kodi. Nëse deputetët vazhdojnë t’i binden kryetarëve të partisë për tu emëruar e shkarkuar besoj se ky parlament do humbë funksionin e tij. Cdo nisëm që do bëjë përfaqësimin e qytetarëve do ketë mbështetjen time.

Të fundit