Flash News

KRYESORE

A ndikon negativisht përdorimi i ilaçit ibuprofen nëse prekemi nga COVID-19? Përgjigjet OBSH

Ditët e fundit po diskutohet shumë fakti se medikamenti ibuprofen që përdoret si qetësues për dhimbje të ndryshme ndikon negativisht nëse personi që e konsumon po kalon virusin Covid-19.

Edhe nga radhët e politikanëve shqiptarë pati reagime mbi këtë fakt, duke apeluar qytetarët të mos e përdornin medikamentin.

Në lidhje me pyetjen “a mund t’ua përkeqësoj ibuprofen sëmundjen njerëzve të prekur me Covid-19”, OBSH sqaron qytetarët se nuk ka një rekomandim kundër përdorimit të ibuprofenit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sqaron në twitter:

Tani për tani, bazuar në informacionet që ka në dispozicion, OBSH-ja nuk ka një rekomandmin kundër përdorimit të ibuprofenit.

Ne jemi duke u konsultuar me mjekë që trajtojnë pacientë me COVID-19 dhe nuk jemi në dijeni për raportet e efekteve negative të ibuprofenit, përveç efekteve të ditura anësore, që e kufizojnë përdorimin e tij te njerëz të caktuar.

OBSH-ja nuk është në dijeni për të dhëna të publikuara klinike, ose të bazuara në popullsi, në lidhje me këtë çështje”, sqaron OBSH.

 

Të fundit