Flash News

KRYESORE

A ndikon politika në zhvillimin dhe formën e tregut imobiliar?!

A ndikon politika në zhvillimin dhe formën e tregut imobiliar?!

Zhvillimet dhe programet politike ndikojnë shumë në ekonomi dhe në faktor të rëndësishëm social në mbarë botën, madje shumë analiste tregojnë me fakte se sa me i varfër të jetë vendi aq më shumë ndikim kanë politika dhe politikanët në të.

Por sa është e lidhur politika me industrinë e ndërtimit dhe të pronave të patundshme? Si ndikojnë programet politike në to? Duke analizuar tregun e Tiranës në 20 vitet e fundit, Jonian Antoni, drejtor i Century21 Albania, Macedonia & Montenegro, mundohet të na shpjegoj si disa faktor politik kanë ndikuar në çmimet, zhvillimet, dhe cilësine e ndërtimeve në Tiranë.

Çmimi i shtëpive në Tiranë

Krahasuar me kryeqytetet fqinje te Maqedonise, Kosoves dhe Malit te zi, Tirana gezon nje mesatare çmimi me te larte shume me diversifikuar. Nderkohe qe ne Shkup cmimi i nje apartamenti fillon ne 700 Euro per m2 dhe me 1200 euro per m2 mund te blihen apartamentet me te mira elitare, Tirana, ne madhesine dhe diversitetin e saj ofron shtepi duke filluar nga 350 € m2 (prane dajtit), mesatarisht 1,200€ m2 prane qendres dhe duke mbaruar ne 3,000 € m2 prane Tiranes se Re ose Liqenit artificial.

Shume pak analizojne se; Ky diversitet dhe keto çmime te larta (por dhe te uleta) vijne kryesisht nga nje beteje e ftohte e krijuar nga viti 2005 deri me vitin 2015 ku kryesisht forcat politike ne fuqi kane qene te kunderta me forcat politike qe komandonin Tiranen. Kjo lufte e ftohte beri qe thuajse te bllokohej teresisht ndertimi ne zonen qendrore te Tiranes ose me sakte ne pjesen Brenda unazes dhe ne Tirane te re.

Si rrjedhoje, duke mos patur prona te reja per te ofruar dhe duke patur nje kerkese gjithnje ne rritje, Tirana, pati nje stabilitiet te cmimeve te pronave edhe gjate krizes me te madhe boterore te 50 viteve te fundit. Duke bere qe ne disa zona te caktuara cmimi edhe te rritej, ndersa ne shume zona te qendrornte i larte.

Zhvillimi urban i periferive

Pikerisht kjo lufte e ftohte e pemendur me larte, beri qe gjate ketyre 10 viteve te zhvilloheshin shume periferite e Tiranes ose te ashtuquajturat zona sub-urbane jashte unazes se Tiranes te cilat ishin te lira per zhvillim por me kryesorja ishin te drejtuara nga Komunat (nen bashkite) qe drejtoheshin nga forca politike te njejta me forcat qe drejtotnin vendin.

Si rrjedhoje e ketyre politikave shume ndertues te vendit drejtuan vemendjen ne keto periferi dhe u krijuan zona te reja, modern, dhe te nej cilesie mese te pranueshme ne periferite e Tiranes, te ashtuquajtura; Unaza Re (kashar), Kopshti botanik/zoollogjik (farke), Teg (lunder), teleferiku (dajt), Kthesa Kamzes (kamez).

Ne dite te sotme shume prej ketyre zonave ofrojne prona te mira te kerkuara shume nga bleresit sidomos nga ciftet e reja te cilat zgjedhin bazuar ne cmime por edhe bazuar ne modernitetin dhe facilitetet infrastrukturore qe ofrojne keto zona krahasuar me qendren. Rreth 1/3 e Tiranes banon ne keto zona te reja te krijuara vetem ne 15 vitet e fundit.

Cilësia e ndërtimeve

Gjate viteve te ndertimit, 1998 deri 2005, Tirana u perball me nje vrull te pa imagjinueshem ndertimesh, dhe nje kerkese per prone te pa precedente, shume ndertues mund te kujtojne shprehjen mes tyre; shitur qe ne Grope, e cila ishte standard per 60-70% te godinave ne ato vite. Godinat e deri atehershme me prejardhje nga komunizmi filluan nje amortizim te shpejte dhe nuk kishin me standardin dhe cilesine Europiane qe Tiranasit filluan te kerkojne. Si rrjedhoje godinat e reja mjafton te ofronin ashensor, depozita uji, dhe ndonje benefit tjeter dhe ishin te mjaftueshme per banoret e tiranes ose ato qe leviznin nga rrethet drejt Tiranes.

Shteti, i pa pergatitur per kete vrull ndertimesh, nuk kishte marre masa per te modifikuar ligjet dhe politikat e ndertimit si rrjedhoje gjate kesaj periudhe u ndertuan mbi 2000 pallate te cilat per shkak te politikes se atehershme nuk ishin te detyruar te ofronin cilesi ndertimi por thjeshte nje banese. Pa dashur te paragjykojme pjesen e mire te tyre, rreth 50% e ndertimeve te ndertuara ne ato vite ofrojne nje cilesi qe le shume per te deshiruar dhe hapsira te perbashketa thuajse jo egzistente. Shume prejt tyre sot kane fasada te rrenuara, ashensor te pa sigurte, shkalle te amortizuara por ajo cka eshte me shqehtesuaese kane klasin me te ulet te eficenses se Energjise…

Pas vitit 2007, u morren masa reale dhe konkrete kundrejt cilesise se ndertimeve, dhe gjithe godinat te cilat kane marre leje ndertimi pas ketij viti gezojne nje cilesi te larte dhe te pranueshme ne standardet jo vetem rajonale por edhe Europiane.

Të fundit