Flash News

KRYESORE

A ndikon situata politike në çeljen e negociatave? Tërhiqen deputetët francezë: S’ndërhyjmë në debatin e brendshëm

A ndikon situata politike në çeljen e negociatave? Tërhiqen

Dy përfaqësues të parlamentit francez në Tiranë nuk kanë preferuar të japin shumë komente lidhur situatën politike në vend.

Të pyetur nëse ndikon situata aktuale politike në Shqipëri në objektivin për hapjen e negociatave në Bashkimin Europian në qershor, njëri nga deputetët francezë, Jacques Maire tha se nuk dëshiron që të ndërhyjë në çështjet e brendshme shqiptare për momentin, ndonëse e kuptojnë qëndrimin e të dyja palëve politike.

“Gjatë qëndrimit në Tiranë patëm takime me qeverinë dhe opozitën. E kuptojmë qëndrimin e secilës parti, nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar për momentin. Për të patur sa më shumë sinqeritet në vendimmarrje në Shqipëri duhet dhe një konsensus nga ana e publikut. Duhet të kemi një lloj sqarimi si Shqipëria i trajton marrëdhëniet me fqinjët  dhe duhet të kemi parasysh dhe përpjekjet që bën qeveria sidomos atë të reformës në drejtësi, sigurisht kemi nevojë edhe për institucionet që funksionojnë. Kam besim te shqiptarët që do zgjidhen këtë situatë.”, tha deputeti francez.

Të fundit