Flash News

KRYESORE

A ndodhej Elvana Gjata në lokal në momentin e krimit në ish-Bllok? Klodiana Lala zbardh detaje të reja

A ndodhej Elvana Gjata në lokal në momentin e krimit në

Dy ditë më parë, në lokalin ‘Monopol’ në ish-Bllok u vra 26-vjeçari Fabion Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, ky i fundit mbeti i plagosur bashkë me mikun e tij Eljon Hato.

Shkak u përfol sherri për këngëtaren Elvana Gjata, e cila u ngacmua nga pala e Ervis Martinajt, ndërsa ka reaguar më pas i dashuri i këngëtares, Ervin Mata, i cili më pas kërkoi ndërhyrjen e Merviol Bilos, ky i fundit i akuzuar si autori që qëlloi për vdekje 26-vjeçarin Gaxhajn dhe plagosjen e Ervis Martinajt dhe Eljon Hato.

Sipas gazetares Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Kjo javë”, këngëtarja Gjarta ndodhej në lokal vetëm 20 minuta para se ndodhte ngjarja e rëndë në ish-Bllok.

“Elvana Gjata ndodhej në lokal 20 minuta para ngjarjes, ajo ishte e pranishme aty dhe u takua me partnerin e saj Ervin Mata. Më pas, nuk ishte e pranishme”, u shpreh gazetarja, e cila tha se janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe janë dërguar për ekspertim.

Po ashtu, ajo sqaroi se është ngritur tashmë një grup hetimor i përbashkët me policinë, e kryesuar nga Elisabeta Ymeri, Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulaj dhe po hetojnë mbi ngjarjen që në momentet e para.

Të fundit