Flash News

KRYESORE

A po bën Edi Rama të njëjtën gafë si me armët kimike? Është sërish ‘Le Monde’ që konfirmon Shqipërinë kamp për refugjatët e Evropës

Më 4 nëntor të 2013-ës, shqiptarët mësuan nga gazeta prestigjioze franceze, ‘Le Monde’, se vendi i tyre po negocionte për pranimin e armëve kimike të Sirisë. Lajmi që erdhi papritur shkaktoi reagim të ashpër te qytetarët, të cilët dolën në protesta kundër këtij vendimi.

Pesë vite më pas është sërish ‘Le Monde’ që konfirmon se Shqipëria po negocion për një tjetër vendim të dyshimtë, të kthehet në ‘kampin gjigant’ për refugjatët e Evropës.

"Është e qartë që bëhet fjalë për kampe të paraburgimit, ku do të ketë emigrantë, të cilët nuk mund të kërkojnë azil ose nuk mund të kthehen shpejt. Z. Rasmussen nuk përmendi vendodhjen e mundshme të këtyre kampeve. Sipas tij, ato nuk do të jenë “në listën e destinacioneve të preferuara për emigrantët dhe kontrabandistët. Bëhet fjalë, në fakt, sipas disa burimeve, për Shqipërinë dhe Kosovën, kandidate për anëtarësim në BE. Kryeministri (danez) përmendi kontaktet me “udhëheqësit e tjerë evropianë” dhe tha se ishte “optimist” rreth ngritjes së një projekti pilot deri në fund të vitit. Ideja e hapjes”, shkruan Le Monde.

Sipas kësaj media, Shqipëria dhe Kosova shihen si kandidate të mundshme edhe për shkak të dëshirës për të përfituar lëshime në procesin e integrimit për në BE.

Xhafaj thërritet në Kroaci për të shkak të refugjatëve: Shqipëria duhet të bëjë punën e saj

Për hallet e Ramës nuk mund të kthehemi në ‘halen’ e Europës

*Lajmi i 'Le Monde' në vitin 2013 për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri

*Lajmi i 'Le Monde' për kthimin e Shqipërisë në kamp gjigant refugjatësh

Të fundit