Flash News

KRYESORE

A po censurohet emisioni “Zonë e Lirë”? Arjan Çani provokon, por nuk i qëndron deklaratës

A po censurohet emisioni “Zonë e Lirë”? Arjan Çani

Gazetari Arjan Çani ka dhënë dje në emisionin “360 gradë” në Ora News, një mesazh që lidhet me emisionin që ai drejton në Tv Klan, “Zonë e Lirë”. Duke folur për zonën e Ballkanit, Çani tha në një moment se edhe zona e tij e lirë nuk është më aq e lirë, deklaratë që u kap nga moderatori Artur Zheji.

Zheji kërkoi më shumë shpjegime nga Çani, por drejtuesi i “Zonë e Lirë” e devijoi bisedën dhe nuk dha më shumë shpjegime nëse emisioni i tij po censurohet.

Debati:

Arjan Çani: Zona ime e lirë nuk është më aq e lirë tashmë që po flasim.

Artur Zheji: Të lutem...

Çani: Ishte batutë, kaloje.

Zheji: Cila ishte batutë? Një minutë, nuk mund të bësh batuta...

Çani: Po thoja që ‘Zona e Lirë’ është më e lira e të gjitha zonave, këtë thashë.

Zheji: Unë nuk e komentova, u dëgjua sikur the ndryshe.

Çani: Ashtu deshe ti ta dëgjoje.

Zheji: Si desha unë ta dëgjoja?

Çani: Që është më e lira e të lirave.

Zheji: A, paskam dëgjuar të saktën.

Çani: Çfarë kusure kanë njerëzit të merren me hallet tona...

Zheji: Hallet tona janë hallet e njerëzve.

Çani: Njerëzve nuk u rruhet fare për hallet tona, Zheji.

Të fundit