Flash News

KRYESORE

A po dhunon Policia e Shtetit të drejtat e studentëve? Lleshaj: Protesta u ndërpre, ata janë një grup personash të caktuar

A po dhunon Policia e Shtetit të drejtat e studentëve? Lleshaj:

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar për herë të parë qëndrimin e Policisë së Shtetit lidhur me protestën dhe ngujimin e studentëve në disa fakultete të vendit, në shenjë revolte për mosplotësimin e 9 kërkesave të tyre nga qeveria shqiptare.

Në një përballje me gazetarët, sot pas përfundimit të ceremonisë së organizuar për 106-vjetorit të Policisë, Lleshaj u ndesh me një sërë pyetjesh, disa prej të cilave nuk u përgjigj.

Megjithatë, në rastin e protestës së studentëve, ai tha se protesta është ndërprerë, duke e komentuar ngujimin e të rinjve si një formë e re për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

“Policia nuk pengon askënd të protestojë. Nuk flasim më për studentët se ata e kanë ndërprerë protestën, por një grup personash të caktuar të cilët kanë vendosur një formë tjetër për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj atyre që mendojnë. Policia e shtetit nuk merret me këtë çështje”, u shpreh Lleshaj.

Të fundit