Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Viti 2019 nuk ishte një vit i mbarë për njerëzit në periferinë e Bashkimit Europian, në Europën Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, BE në samitin e tetorit nuk dha dritën jeshile për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa në një analizë për gjendjen në Ballkan me fillimin e këtij viti. Franca dhe vende të tjera dolën kundër tyre.
Rreziku i thyerjes së besimit
Në Serbi dhe Malin e Zi, dy vende që i kanë çelur ndërkohë negociatat, janë forcuar tendencat autoritare të forcave qeverisëse. Presioni ndaj intelektualëve dhe mediave kritike është rritur. Gjendja në Shqipëri nuk është më e mirë, një vend ky jo shembull demokracie, shkruan dpa. Në nëntor Shqipëria u trondit nga një tërmet i rëndë me dhjetëra viktima. Por „Jo-ja" e bisedimeve të anëtarësimit ishte shumë e rëndë. Në Maqedoni kjo solli zgjedhje të parakohshme që do të mbahen më 12 Prill.
Në rajonin e Ballkanit mosçelja e negociatave shihet si thyerje e besimit, si shprehje kërcënuese e „lodhjes nga zgjerimi" në vendet bazë të BE. Në një kohë që BE kishte vendosur në samitin e saj në Selanik në vitin 2003, se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë perspektivën e anëtarësimit. Por deri më tani, kësaj ia ka dalë vetëm Kroacia, që u anëtarësua në vitin 2013. Për vendet e tjera të Ballkanit perspektiva po sfumohet në horizont, shkruan dpa, madje ato rrezikojnë ta humbasin atë, por a po rrezikon edhe vetë BE humbjen e Ballkanit?
Tentativat ruse, kineze dhe turke
Alternativa të tjera, si Rusia, Kina apo Turqia janë në pritje. „BE ka lënë një vakuum, të cilin Rusia e mbush me dëshirë", thekson Sonja Biserko, që drejton në Beograd Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. „Kina vjen nga ana tjetër me shumë para, që ofrohen në formë të kredive, pa standarde dhe pa kritere."
Kurse Moska i jep mbështetje sidomos Serbisë, që nuk do ta pranojë humbjen e Kosovës. Dihet, se Moska bllokon me veton e saj pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Kurse në Bosnje-Hercegovinë, Rusia mbështet burrin e fortë të serbëve boshnjakë, Milorad Dodik, shkruan dpa. Në këtë vend të shkatërruar nga lufta në vitet 1992-1995, Dodik paralizon zhvillimet me qëndrimet e tij separatiste. Pa harruar Malin e Zi, ku në tetor 2016, një puç i organizuar nga agjentë rusë, por i dështuar, do të duhej të pengonte anëtarësimin e vendit në NATO.
Qëllimi i Rusisë, thekson dpa, është që të krijojë në Ballkan një „brez të vendeve neutrale nga ana ushtarake", ka thënë ambasadori rus në Shkup, siç duket edhe nga dokumente të brendshme të Ministrisë së Jashtme në Shkup nga viti 2017. Por Moska nuk mundi ta ndalë anëtarësimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Serbia e përjashton anëtarësimin pas bombardimeve të vitit 1999. Në Bosnje, Dodik përpiqet të pengojë çdo afrim me aleancën veriore-atlantike.
Kina nga ana e saj me strategjinë e „Rrugës së Re të Mëndafshit" ndjek interesa ekonomike me konceptin e saj ndërkontinental. Ballkani ka rolin e një zone tranziti në këtë kontekst. Pekini ka arritur të marrë shumicën e aksioneve në portin e Pireut, dhe po modernizon hekurudhën mes Beogradit dhe Budapestit. Projektet financohen me kredi jo edhe aq të lira nga bankat shtetërore kineze. Firmat kineze i marrin në dorë ato, shpesh edhe me punëtorë „të importuar" nga Kina. Bilanci i krijimit të vlerës për këto vende kredimarrëse është i dobët. Mali i Zi rrezikon për shkak të një autostrade të financuar nga Kina të futet në borxhe të rrezikshme.
Edhe Turqia me presidentin e saj autokrat, Recep Tayyip Erdogan kërkon afrimin me aktorët e politikës myslimane, por jo vetëm me ta. Partia, SDA që kontrollon kryesisht pjesën boshnjake-myslimane e nderon Erdoganin si fatsjellës. Por edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka marrëdhënie të mira me Erdoganin. Interesat e Erdoganit janë kryesisht ekonomike: një treg për mallrat turke. Nga ana tjetër ai kërkon të rrisë edhe influencën gjeopolitike.
Vërtet po e bëjnë për vete Ballkanin Rusia, Kina dhe Turqia?
„Sigurisht entuziazmi në rajon për BE po ftohet dukshëm", thotë Florian Bieber, Profesor në Institutin e Europës Juglindore në universitetin e Gracit. „Por duhet thënë edhe tjetra, se aktorë të jashtëm si Rusia e Kina nuk kanë shumë për të ofruar. Elitat shpesh të korruptuara dhe autoritare të Ballkanit do t'i pranonin projektet e tyre me dëshirë, jo vetëm që të pasurohen me to. „Por po të shikosh investimet e tyre, krahasuar me ato të BE atëherë ato nuk e kanë atë rëndësi", thekson politologu, Florian Bieber për dpa.
Bieber përmend edhe një faktor tjetër për të theksuar rëndësinë e BE. Mjafton të pyesësh të rinjtë në Ballkan, se ku do donin të jetonin, thotë ai. „Ata nuk do të përmendin Pekinin, Stambollin apo Shën Peterburgun, por Berlinin ose Vjenën."/ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38