Flash News

KRYESORE

"A po flisni si kryetar i opozitës?". Meta thotë se ka një slogan tjetër për Ramën, jo 'Ik'

"A po flisni si kryetar i opozitës?". Meta thotë se ka

I pyetur nga gazetarët në daljen para medias të martën paradite nëse po fliste si kryetar i opozitës, presidenti Meta ka thënë se ka një slogan të ndryshëm nga opozita sa i takon kryeministrit jo 'Rama ik'.

"Opozita ka axhendën 'Rama ik', unë e kam 'Rama reflekto'; opozita thoshte i duam gjitha bashkë, unë e kisha 'Edi, e dimë mirë se ndonëse disa ambasadorë nuk e thonë, që pa zgjedhje lokale me opozitën dhe standarde më të mira ne nuk na çelen negociatat. Nuk i kam kërkuar t'i lërë karrigen Lulit, apo histori që ka në plane opozita", ka thënë Meta.

Sipas kreut të shtetit, kjo është krizë e shtetit të së drejtës, nuk është kreu i qeverisë që ka përgjegjësinë për unitetin e popullit dhe pluralizmin politik.

 

Të fundit