Flash News

KRYESORE

A po heq dorë opozita nga Reforma Zgjedhore? Basha: "Topi" në derë të PS, refuzuan propozimet tona

A po heq dorë opozita nga Reforma Zgjedhore? Basha: "Topi"

Kreu i PD, Lulzim Basha ka sinjalizuar se opozita mund të braktisë tryezën për Reformën Zgjedhore.

I pyetur nga gazetarët pas takimit të sotëm me ambasadorët e BE, Basha tha se ky fakt nuk mund të varet prej tyre, ndërsa akuzoi mazhorancën se nuk ka marrë parasysh propozimet e paraqitura prej tyre.

“Kjo nuk varet nga ne, nuk mund të jemi fasadë e një procesi. Vullneti nuk shprehet me fjalë, por me vepra dhe veprat e javës kaluar treguan se qeveria nuk ka vullnet për reformën. PS është përgjrgjëse për refuzimin e propozimeve tona deri tani, për krijimin e një klime penguese për zgjedhoren. Ne do bëjmë cdo gje që tu japim shqiptarëve kushtet më të mira për zgjedhje”, u shpreh Basha.

Kujtojmë se një ditë më parë, opozita jashtëparlamentare e përfaqësuar nga Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrti Vasili i LSI, bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, një nga kushtet për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Ky qëndrim i opozitës erdhi si shenjë revolte, pas protestës së dhunshme që u zhvillua ditën e diel për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Krisja e një jave më parë

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kushtëzimin e reformës zgjedhore me dy pika të panegociueshme dhe për kufizimin e reformës vetëm tek rekomandimet e OSBE\ODIHR-it, pa marrë parasysh qëndrimet e opozitës, ndryshe nga marrëveshja e janarit, i kanë “hedhur benzinë zjarrit” në Këshillin Politik.

Opozita jo vetëm nuk i ka mirëpritur qëndrimet ultimative të kryeministrit, por besonte se pas tyre fshihet qëllimi për të shkatërruar konsensusin për reformën zgjedhore. Të paktën dy emaile të shkëmbyera në grupin e Këshillit Politik e dëshmuan këtë sipas opozitës.

https://politiko.al/kriza-po-thellohet-basha-flet-pas-takimit-me-ambasadoret-keto-jane-kerkesat-qe-u-parashtrova/

Të fundit