Flash News

KRYESORE

A po kërcënohen disa vende aziatike me një valë të dytë të virusit Covid-19?

A po kërcënohen disa vende aziatike me një valë të

Kina kontinentale regjistroi 39 raste të reja të coronavirusit të enjten, të gjitha të importuara nga jashtë, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit.

Është dita e dytë që Kina nuk raportoi asnjë rast pozitiv të transmetuar brenda vendit. Ky është një moment i rëndësishëm për vendin ku virusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019. Por gjithashtu po ngre shqetësimin se po kërcënohet nga një tjetër shpërthim prej rasteve të importuara nga jahstë.

Çfarë është një rritje e dytë? Në thelb është një "valë e dytë" e infeksioneve ose një shpërthim që vjen nga njerëz të infektuar që kanë mbërritur në vend nga jashtë, pas përpjekjeve për të kontrolluar një shpërthim fillestar.

Pse është problem? Vende të tilla si Kina, Koreja e Jugut dhe Singapori kanë marrë siotuatën nën kontroll javët e fundit, falë një kombinimi të masave të ashpra.

Dhjetëra miliona njerëz në territorin e Kinës dhe gjetkë në Azi iu nënshtruan kufizimeve të ndryshme. Një rritje e infeksioneve të lidhura me udhëtimet jashtë shtetit ka çuar në shqetësimin se ato sakrifica mund të zhbëhen.

A ka prova që po ndodh? Singapori konfirmoi 47 raste të reja të coronavirusit të mërkurën - rritja më e madhe ditore. Në të njëjtën ditë, Hong Kong raportoi rritjen e saj më të madhe në raste të reja pas një periudhe kur u raportuan pak infeksione.

Trembëdhjetë nga 14 rastet e reja të raportuara kishin histori të udhëtimit të fundit jashtë vendit. Ndërsa rritja e numrave nuk është në atë shkallë që raportojnë disa vende në Evropë, por kërcimet e papritura janë një prirje shqetësuese.

Për këtë, në territorin e Kinës, autoritetet kanë përshkallëzuar masat e karantinës për ardhjet ndërkombëtare për të shmangur shpërthime të mëtejshme. Në kryeqytetin, Pekinin, të gjithë pasagjerët që vijnë nga jashtë, tani u kërkohet të shkojnë në "karantinë kolektive në objektet e përcaktuara".

Banorët e Pekinit më parë u lejuan të karantinohen vetë në shtëpitë e tyre. Singapori po kërkon që të gjithë udhëtarët që vijnë në vend të kalojnë në një karantinë të detyrueshme 14-ditore në shtëpi dhe ka këshilluar qytetarët e saj që të shtyjnë të gjithë udhëtimet jashtë vendit. Hong Kongu ka lëshuar një njoftim të kuq për të gjitha vendet e huaja, duke kërkuar që kushdo që arrin nga jashtë të kalojë në një karantinë 14-ditore në shtëpi. CNN

https://politiko.al/u-infektuan-me-covid-19-10-mije-persona-kane-humbur-jeten-deri-tani-ne-te-gjithen-boten/

Të fundit