Flash News

KRYESORE

A po kthehet Italia në ‘vatrën’ e përhapjes së coronavirus-it në Evropë

A po kthehet Italia në ‘vatrën’ e përhapjes së

Disa vende evropiane kanë njoftuar rastet e tyre të para të coronavirus-it, që si duket të gjitha janë të lidhura me ‘shpërthimin’ në rritje në Itali.

Austria, Kroacia dhe Zvicra thanë se rastet kishin të bënin me njerëz që kishin qenë në Itali.

Testi i parë pozitiv i virusit është regjistruar edhe në Amerikën Latine, një banor brazilian i cili sapo ishte kthyer nga Italia.

Ditët e fundit Italia është bërë vendi më i prekur nga Evropa, me më shumë se 300 raste dhe 11 vdekje deri tani.

Por fqinjët e saj kanë vendosur që mbyllja e kufijve nuk është një alternativë e momentit.

Ministrat e shëndetësisë nga Franca, Gjermania, Italia dhe Komisioni i BE u angazhuan për mbajtjen e kufijve të hapur në një takim të martën pasi raste të reja të virusit u shfaqën në të gjithë Evropën dhe në Italinë qendrore dhe jugore.

"Ne po flasim për një virus që nuk respekton kufijtë," tha Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Cilat janë rastet e fundit në Evropë?

Në Austri, një çift i ri italian që jetojnë në Innsbruck në Tirol u konfirmuan se ishin bartës të virusit. Njëri prej tyre ka punuar në një hotel, i cili është futur në karantinë. Shtëpia e çiftit është mbyllur gjithashtu.

Zvicra tha se një burrë rreth 70 vjeç që jetonte në Ticino, në kufi me Italinë, ishte infektuar në qytetin e Milanos më 15 shkurt dhe tani ishte në izolim.

Një burrë në Kroaci që u kthye kohët e fundit nga Italia u bë pacienti i parë i konfirmuar në Ballkan.

Në Tenerife të Spanjës, deri në 1.000 të ftuar u mbyllën në një hotel pasi një mjek italian dhe gruaja e tij rezultuan pozitivë.

Spanja raportoi rastin e parë në kontinent, duke përfshirë një grua në Barcelona që kishte qenë në veri të Italisë me pushime.

Franca dhe Gjermania raportuan gjithashtu raste të reja që përfshinin njerëz që kishin qenë kohët e fundit në veri të Italisë

Cila gjendja globale?

Italia është një nga tre pikat globale të “nxeht” përtej Kinës. Në Iran, më pak se 100 njerëz janë infektuar zyrtarisht, por supozohet se shifrat janë shumë më të larta.

Infeksioni i zv / ministrit të shëndetësisë së vendit ka thelluar frikën se virusi tashmë është përhapur gjerësisht.

Më shumë se 1.100 njerëz janë infektuar në Korenë e Jugut, ku 11 të tjerë kanë vdekur.

Shqipëria

Ndonëse Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, si për tregtinë, ashtu dhe për lëvizjet e shtetasve, sidomos përmes ajrit e detit, deri tani autoritetet shtetërore nuk kanë konfirmuar asnjë rast të prekur.

Sipas të dhënave të ISHP nga 11 raste të dyshuara, asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Të fundit