Flash News

KRYESORE

A po kthen Ben Blushi Top Channel në Klan Plus?

A po kthen Ben Blushi Top Channel në Klan Plus?

Lajmet e mesditës të Top Channel hapeshin me një kronikë përkujtuese për ish-pronarin e stacionit televiziv, të ndjerin Dritan Hoxha. Dje bëheshin 10 vjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën sipërmarrësit më të suksesshëm në teknologjinë televizive shqiptare deri më sot.

‘Ëndrra vazhdon’, titullohej kronika, një togfjalësh që është kthyer prej kohësh në slogan ku mbahet kredoja e Top Channel dhe njerëzve të tij.

Megjithatë, a vazhdon ëndrra e Dritan Hoxhës?

Me ardhjen në krye të televizionit të ish-kreut të LIBRA, Ben Blushi, i cili zëvendësoi Sokol Ballën si drejtor, disa elementë të vijës editoriale janë futur në kufijtë e zgjëndrrës. Duke e filluar konsideratën nga të ftuarit e emisionit të vetëm politik ‘Të Paekspozuarit’ të Ylli Rakipit, që vjen nga përvoja të mëparshme nga Ora Neës dhe Neës 24.

Në studion kryesore politike të Top Channel muajt e fundit që pas ndërrimit të drejtimit, janë parë si të ftuar komentatorë politikë të pahasur më parë, apo që nuk kanë qenë pjesë e traditës së Top Channel. Ndër ta Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

Të katër komentatorët janë prej kohësh të asociuar me logon e televizionit rival Klan, dhe panelet e reja politike me ta ‘në krye të vendit’ që pas ardhjes së Blushit dhe Rakipit, e bëjnë Top Channel të duket si Klan Plus.

Të fundit