Flash News

KRYESORE

A po luan Rama me tezën e mosrikandidimit të Veliajt? Flet kryebashkiaku: E pamundur, ne jemi si 'mishi me thoin’

A po luan Rama me tezën e mosrikandidimit të Veliajt? Flet

Në daljet e fundit publike, kryeministri Rama është shprehur se nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me rikandidimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Unë jam një socialist serioz edhe bëhet fjalë jo për të kandiduar Erion Veliajn, bëhet fjalë për të kandiduar 61 kryetarët e ardhshëm të bashkive dhe në respekt të një procesi që është i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë nuk mund të bëhet asnjë përjashtim”, u shpreh kryeministri para një muaj në emisionin ‘Real Story’ në Vizion Plus.

Megjithatë, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” Erion Veliaj u shpreh se beson se kryeministri do ta rikandidojë sërish, pasi raportet mes tyre janë të afërta të afërta, si ‘mishi me thoin’.

Ne nuk shohim arsye se përse disa të kenë status preferencial. Të gjithë ata që kanë punuar mirë besoj se do të konfirmohen. Ndërsa disa që mund ta kenë zhgënjyer PS, duhet t’ia lënë radhën dikujt që e bën më mirë. Sa është afër mishi me thoin, aq jam unë me Edi Ramën. Fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie. Kush ka brenga të tilla dhe shpreson se fitorja do t’u vijë nga këto thashetheme”, ka sqaruar Veliaj.

Po ashtu, Veliaj shtoi se ai flet çdo ditë me kryeministrin ndërsa takimi i fundit mes tyre ishte zhvilluar një javë më parë.

Të fundit