Flash News

KRYESORE

A po mblidhen kritikët e Ramës në Top Channel? Vendimi u morr në Surrel, aty ky banon kryeministri

A po mblidhen kritikët e Ramës në Top Channel? Vendimi u morr

Pak kohë më parë, Top Channel vendosi t’i dilte përballë kryeministrit duke u pozicionuar si opozitar. Për këtë linjë të re, në krye të këtij televizioni u vendos Ben Blushi, ish-deputet i PS-së, i njohur për qëndrime kritike ndaj qeverisjes së Ramës.

Krahas Blushit, Top Channel ju bashku edhe Ylli Rakipi me ‘Të paekspozuarit’ si dhe Andi Bushati, edhe ky i fundit i njohur për qëndrimet e ashpra ndaj kryeministrit. Por duket se lajmi që ka tërheq më tepër vëmendje këto ditë ishte pikërisht oferta e Ben Blushi për të bërë pjesë të Top Channel edhe emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut.

Sipas mediave, Blushi ka pasur një takim me Feviun në një prej lokaleve në zonën e Surrelit ku të pranishëm kanë qenë edhe Armand Shkullaku e Andi Bushati. Në këtë takimi, Blushi i ka bërë ofertën e tij Fevziut për t’ju bashkuar Top Channel.

Ky takim është interpretuar edhe si një bashkim i kritikëve të kryeministrit pikërisht në Surrel, në zonën ku banon Edi Rama.

Të fundit