Flash News

KRYESORE

A po rrezikohet martesa e tij me Almeda Abazin? Flet Tolgahan Sayisman

Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman i cili është shumë i njohur edhe në Shqipëri edhe për shkak se është bashkëshorti i shqiptares Almeda Abazi.

Mediat turke kanë shkruar së fundmi se martesa e tyre është rrezikuar gjatë periudhës së karantinës dhe për këtë ka folur vetë aktori i cili e ka mohuar në mënyrë kategorike.

Ai ka folur për mediat duke thënë:

"Ne jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Pas ardhjes së Efehan, nuk e kam kuptuar si ka kaluar koha. Madje, këta dy muaj e gjysmë kanë kaluar shumë shpejt për mua. Dalëngadalë po normalizohemi, me maskë, duke ruajtur distancën sociale... Kam dal shumë rrallë".

Aktori shtoi se tashmë që kanë nisur lëvizjet lehtësuese, edhe ata kanë filluar të dalin, por edhe të ruajnë distancën sociale. "Dalëngadalë po normalizohemi, me maskë, duke ruajtur distancën sociale... Kam dal shumë rrallë".

Të fundit