Flash News

KRYESORE

A rrezikon edhe Shqipëria një skenar si Italia? Manastirliu: Ekspertët kanë përgatitur tre mundësi

A rrezikon edhe Shqipëria një skenar si Italia? Manastirliu:

Italia nga dje ka hyrë e gjitha në karantinë, për shkak të përhapjes së coronavirusit në masë. Por, a rrezikon edhe Shqipëria një skenar të tillë, për faktin se rastet e para u importuan prej andej?

E pyetur në emisionin Opinion, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu tha se ekspertët e komitetit teknik shtetëror kanë përgatitur tre skenare por që ata janë të bazuar në probabilitete.

“Skenarët e ekspertëve tanë janë algoritme, janë probablitete por nuk mund të themi 100% që mund të ndodhë kështu. Ne flasim me projeksione, kemi tre skenarë dhe të tre skenarët ku kemi dhe skenarin e pandemisë dhe do mundemi ta përballojmë.

Ky sistem dhe këta mjekë e kanë treguar në histori që mund ta përballojnë dhe mund ta përballojmë”, tha ministrja Manastirliu pa dhënë detaje nga skenarët e parashikuara.

Të fundit