Flash News

KRYESORE

A rrezikon Pandeli Majko të shkarkohet në shtator? Kodheli: Uroj që z.Pandi të jetë ministër edhe pas një viti

A rrezikon Pandeli Majko të shkarkohet në shtator? Kodheli: Uroj

Në shtator Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin qeverisës dhe kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë sa i takon lëvizjeve të pritshme. Por para shtatorit, sipas asaj që u raportua në media, ishte Pandeli Majko i cili, siç u raportua, pas debatit me Ramën në sallën e Kuvendit sa i takon votimit të projektligjit për teatrin, i paraqiti atij dorëheqjen nga posti i Ministrit të Diasporës. Por dorëheqja nuk u pranua nga ana e kreut të qeverisë.

Por a është Majko tek lista e ‘zezë’ e Ramës për t’u larguar nga qeveria? Dyshimet i ngriti sot Mimi Kodheli, kryetarja e komisionit të Jashtëm. Në këtë komision ishte sot Pandeli Majko i cili raportoi sa i takon projektrezolutës për reformën e politikës së jashtme të diasporës.

Në një moment të fjalës së saj, Kodheli u shpreh se uronte që Majko të ishte në postin e ministrit. “Jemi këtu për të hedhur në kartë gjëra të drejta e të mira, pastaj padyshim që ndaj të njëjtin opinion me zonjën Hajdari, do të vijë një vit më mbrapa…Uroj që ministri të jetë po zoti Pandi, e them për skaramanci ministër dhe pas një viti ju të mund të raportoni me seriozitetin që ju karakterizon se çfarë kemi bërë me këto karta që miratojmë sot”, deklaroi Kodheli.

 

Të fundit