Flash News

KRYESORE

A rrëzohet Rama më 2 mars?! Gazment Bardhi flet së opozita do t’i rikthehet protestave

A rrëzohet Rama më 2 mars?! Gazment Bardhi flet së opozita do

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka folur serish mbrëmjen e sotme në lidhje me atë që pritet të ndodhë në 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Sigurisht që Rama dhe çdo person që keqqeveris në vend rrëzohet me mjete demokratike dhe i vetmi mjet për të rrëzuar Ramën është bashkimi i vullnetit të qytetarëve në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjatë këtij viti kemi bërë një betejë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Pas vitit 2015 janë cenuar themelet që garantojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha Bardhi në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ndërsa sa i përket organizimit të vetë opozitës në protesta Bardhi tha se  kjo do të vendoset në një moment të ardhshëm.

“Arsyeja pse jemi në politikë nuk është t’i bëjmë qejfin 50-60 vetave, por t’i shërbejmë shumicës, interesit publik. Do dalim në protestë kur të gjykojmë kur të jetë koha, nuk i kemi paralajmëruar protestat që në vjeshtë. Thamë se kur opozita të gjykojë se i vjen në ndihmë organizimi i protestave, patjetër do ketë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

 

Të fundit