Flash News

KRYESORE

A u dekonspirua aksioni për mbylljen e kazinove? Një prej aksionerëve të ‘Apex’ ka shitur aksionet; ka marrë tre leje ndërtimi në Tiranë

A u dekonspirua aksioni për mbylljen e kazinove? Një prej

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar vendimin e qeverisë sa i takon kazinove elektronike dhe basteve sportive. Basha tha se me projektligjin e qeverisë po shkohet drejt monopolizimit.

Basha ka treguar se një prej një aksionerëve kryesor të ‘Apex-'it’, i ka shituar pak muaj më parë aksionet tek austriakët, pasi sipas kreut të opozitës ka qenë në dijeni të këtij vendi.

Lulzim Basha u shpreh se aksioneri në fjalë, ka marrë një leje ndërtimi pranë zonës së Sahatit në Tiranë si dhe dy leje ndërtimi në ish-Bllok.

“E njëjta gjë që ndodhi 5 vjet përpara me atë personin që u vra tek Tirana e re, po ndodh sot. Një ndër aksionerët kryesorë të Apex, njeri shumë i afërt i Edi Ramës ka shitur 4 muaj më parë aksionet e Apex-it austriakëve. Pse them i afërt i Edi Ramës? Çuditërisht ky njeri po merr lejen e ndërtimit tek sahati dhe poi a marr ish mikut të Edi Ramës, Ilir Matës, dhe ka marrë dy kulla në qendër të bllokut ”, u shpreh Basha në emisionin 'Opinion'.

Të fundit