Flash News

KRYESORE

A u dënua Mirela Ruko për salcën që i hodhi ministres? Studentja: Historia dëshmoi nëse gabova apo jo

A u dënua Mirela Ruko për salcën që i hodhi ministres?

E ftuar në emisionin “Të paeekspozuarit” bashkë me një grup studentësh mbëmjen e sotme është dhe Mirela Ruko, vajza e cila më herët i hodhi salcë në kokë ministres së arsimit Lindita Nikolla.

E pyetur nga Ylli Rakipi nëse u dënua për veprimin e saj, Ruko u përgjigj, “Historia tregon gjithmonë nëse kemi gabuar apo jo. Dhe sa i përket salcës, ka dëshmuar nëse ne kemi gabuar apo jo”.  

Ndërsa sa i përket thirrjeve të kryeministrit Edi Rama në InstaStory se kur do flasin Ruko iu përgjigj, “Kryeministri po poston vazhdimisht “se kur do flasim” por ai nuk po kuton qe ne kemi folur tashmë por kemi folur në rrugë”.

Ndërsa sa i përket ndjesive të saj që ka përjetuar këto ditë, studentja u shpreh, “Nuk ka ndjenjë për ta përshkruar atë që kemi përjetuar. Ata nuk po e kuptojnë atë që po ndodh. I ftoj të vijnë në protestë dhe ta kuptojnë se çdo të thotë të jesh një student i revoltuar”.

Më tej studentja tregoi nga studio se ka bojkotuar Top Channel, pas përballjes së “studentëve” me Edi Ramën në Top Show.

“Bojkotuam Top Channel sepse ai televizion nuk është me protestën e studenteve. Nuk bëjmë një show të tillë. Dhe unë vet kam refuzuar një intervistë për këtë televizion”, tha Ruko.

Të fundit