Flash News

KRYESORE

A u krijua virusi nga njeriu në Wuhan? Dyshimet e forta që ngre ambasadori i Kinës në Shqipëri

A u krijua virusi nga njeriu në Wuhan? Dyshimet e forta që ngre

Ambasadori Zhou Ding deklaroi në emisionin “Real Story” se ka pikëpyetje nëse virusi e ka orgjinën në Kinë. Sipas ai nuk dha detaje më tepër, duke u shprehur se revistat shkencore sugjerojnë se virusi nuk është krijuar në laborator.

“Është e vështirë për mua ta them këtë, por dua të them dy gjëra. Revistat shkencore dhe shkencëtarët thonë që virusi nuk u krijua në laborator. Është pikëpyetje nëse ky virus e ka origjinën në Kinë, por unë nuk dua të transmetoj lajme të rreme. Unë insistoj që kjo pyetje të studiohet dhe të ketë përgjigje nga shkencëtarët.

Para se ata të nxjerrin konkluzion, mendoj se nuk është e përshtatshme të diskutohet kjo gjë. Është e rëndësishme të përgjigjemi ku lindi virusi dhe si transmetohet ai, por në këtë moment është më i rëndësishëm bashkëpunimi mes vendeve, sepse pandemia nuk ka mbaruar dhe nuk kemi ende ilaç kundër këtij virusi. Nëse përqendrohemi te zbulimi i vaksinës do të ishte më mire”, tha ai.

Të fundit