Flash News

KRYESORE

A u mbush vendi me kanabis? Zyrtarja e lartë ia thotë në sy Edi Ramës shifrën e ‘frikshme’

A u mbush vendi me kanabis? Zyrtarja e lartë ia thotë në sy Edi

Kryeministri Edi Rama e ka paraqitur vitin 2016-të sukses në luftën kundër kanabisit në Shqipëri, por zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka bërë të ditur sot një shifër të ‘frikshme’.

Gjatë raportimit në task forcën e kryesuar nga Rama, Voda ka theksuar se në 8 muajt e 2017-ës janë kapur 20 herë më shumë drogë se një vit më parë, çka tregon se në terren produkti ka qenë i bollshëm dhe jo në zhdukje siç pretendon kryeministri.

“Edhe lufta kundër trafikimit dëshmon shifra mbresëlënëse: në këto 8 muaj u kapën 20 herë më shumë drogë se në 2016. 55 janë grupet kriminale të goditura me mbi 180 persona të proceduar. Drejtoria e Tatimeve ka referuar mbi 180 raste të dyshimta në Policinë e Shtetit dhe Prokurori që konsistojnë në pasuri të pajustifikuara dhe transaksione pa logjikë ekonomike e ligjore. Për 30 raste janë nxjerrë urdhra bllokimi të llogarive/transaksioneve në vlerë totale rreth 3.7 mln euro”, u shpreh Voda.

Gjatë 2016-ës opozita ka denoncuar vazhdimisht rritjen e sasisë së mbjellur të kanabisit në gjithë vendin, por argumentat e saj janë hedhur poshtë nga kryeministri.

Zv/ministrja Voda përballë kryeministrit: 15% e kanabisit ka mbirë vetë

Të fundit