Flash News

KRYESORE

A vjen Koronavirusi me pako nga Kina? Mjekët kanë një shpjegim

A vjen Koronavirusi me pako nga Kina? Mjekët kanë një shpjegim

Nëse mendoni se Koronavirusi mund të vijë nga Kina në shtëpitë tuaja, thjesht se keni porositur një produkt nga Kina dhe e keni në derën e shtëpisë, e keni gabim.

Ky virus po përhap çdo ditë e më shumë panik në botë, sepse janë regjistruar mbi 800 viktime. Mjekët tregojnë se virusi mund të përhapet shumë lehtë nga një njeri te tjetri ose me objekte, por ka edhe një shpjegim më të gjerë.

Të dy agjencitë federale të shëndetit dhe ekspertët e sëmundjes infektive thonë se virusi nuk do të zgjasë shumë në paketat me postë dhe më shumë ka shanse ta marrim nga një person tjetër, sesa nga kutitë që vijnë me postë.

Me pak fjalë, nëse virusi gjendet në një sipërfaqe, jetëgjatësia është në orët e para dhe shumë shpejt do të jetë inaktiv. Ai ka nevojë për një mjedis, ku të rritet.

Të fundit