Flash News

KRYESORE

Abrashi thumbon Thaçin: As fansi më i madh nuk i ka kërkuar dy herë takim Kurtit

Abrashi thumbon Thaçin: As fansi më i madh nuk i ka kërkuar dy

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosja Artan Abrashi e ka kthyer në humor faktin që presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar dy herë brenda ditës Albin Kurtin për t’u takuar e për të folur për ta mandatuar për krijimin e qeverisë.

“As fansi më i madh s’ka kërkuar takim dy herë brenda ditës me Kurtin. Durim zoti president!”, ironizoi ai.

Presidenti i Kosovës në fillim e ftoi liderin e VV-së që të takoheshin në orën 13:00, e më pas në orën 20:00. Por Kurti iu përgjigj se ai nuk ndodhej në Kosovë.

Ditën e djeshme u konstituua kuvendi i Kosovës, ndërkohë që dy partitë që u votuan më shumë nga kosovarët, VV-ja si parti e parë dhe LDK-ka si parti e dytë, ende nuk kanë arritur marrëveshjen që të formojnë qeverinë e re.

Të fundit