Flash News

KRYESORE

Abuzim me fondet, policia gjen 80 dosje tenderash në banesën e Xhikës

Abuzim me fondet, policia gjen 80 dosje tenderash në banesën e

Mbrëmjen e së enjtes mediat njoftuan arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika. Ndalimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë për abuzim me fondet në aksin Tiranë Elbasan.

‘Panorama online’, duke ju referuar burimeve, raporton se në banesën e Xhikës policia ka sekuestruar 80 dosje me dokumente tenderash.

Krahas Xhikës, me urdhër të prokurorisë u arrestuan edhe Andi Toma , ish-drejtor i Përgjithshëm i ARRSH, Rexhep Tarba, mbikëqyres punimesh, Agron Hysa, administrator dhe Kujtim hysa, administrator.

Prokuroria dyshon se të gjithë këta persona kanë shpërdoruar detyrën, apo kanë vjedhur gjatë tenderimit të rrugës Elbasan-Gjinar dhe rehabilitimit të këtij aksi rrugor.

Të fundit