Flash News

KRYESORE

Abuzimet me pronat në Durrës, gjykata jep masat e sigurisë për 18 të arrestuarit pas tërmetit

Abuzimet me pronat në Durrës, gjykata jep masat e sigurisë

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Apelit Durrës (zhvendosur në Kavajë pas tërmetit), seanca gjyqësore për shqyrtimin e masës së sigurisë në ngarkim të arrestuarëve punonjës policie dhe ndërtues për abuzime dhe mitmarrje me ndërtimet.

Për Ermal Petovën (specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Manzë), Haxhi Sherrën(Ndihmës specialist i komisariatit Shijak), Agim Osmanin (specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës), Gani Damën (Polic patrulle (në kërkim) në Komisariatin e Policisë Durrës) dhe Dëshir Dakolin, është dhënë masa “arrest me burg”.

Ndërsa janë lënë të lirë: Petrit Neziri, Ndricim Shika, Besnik Domi, Sami Xhafa, Gjergj Greco, Juli Kacadej, Nikollë Marku, Adem Lika.

News 24 rapoton se të gjithë ata që u lanë të lirë ishin në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Të fundit