Flash News

KRYESORE

Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, nisin hetimet pasurore për Dashamir Xhikën dhe dy zyrtarët e arrestuar

Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, nisin hetimet pasurore për

Ka nisur hetimi pasuror për ish drejtorin e ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe dy zyrtarët e tjerë të arrestuar Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Prokuroria ka thirrur në një takim në orën 12:00 zyrtarët e policisë së Krimit Ekonomik.

Kujtojmë që Krimet e Rënda kanë dhanë masën “arrest me burg” për abuzimin me rrugën Tiranë-Elbasan për ish-drejtuesin e ARRSH Dashamir Xhika si dhe për Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Albens Alite, Drejtor aktual i kësaj njësie, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet kap vlerën e 53 milionë e 983 dollarë ndërsa është konstatuar edhe shkelje e disiplinën financiare në vlerën e 16 milionë e 177 dollarë.

Të fundit