Flash News

KRYESORE

Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, ministri i Ramës tek Krimet e Rënda

Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, ministri i Ramës tek Krimet e

Një tjetër zyrtar i lartë do të pyetet sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për hetimet që po bëhen për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri do pyetet sot nga Prokurorët. Gjiknuri do të paraqitet në Prokurori rreth orës 12:45.

Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan janë marrë në pyetje dy ish-ministra të Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishi si dhe kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro.

Ndërkohë të arrestuar janë tre ish-zyrtarë, Dashamir Xhika, ish-kreu i ARRSH-së, Albens Alite dhe Aksel Qurduka, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

 

Të fundit